Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur si Noizy, dy ditë më parë, dhe disa persona tjerë dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në një nga diskotekat e Pejës.
Dy persona kërkuan ndihmë mjekësore në spital, njëri nga ta Muhamed Iseni, u vetëdeklarua i rrahur në këtë incident. Për këtë incident deri tani persona të arrestuar nuk ka.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i bën thirrje Noizyt dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në stacionin e policisë.
Nikqi ka thënë për Reporteri.net se të gjithë qytetarët që janë në dijeni të japin informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarve.
“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit (Noizy) dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese. Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial nëve na duhen vetëm informata”, tha Nikçi për Reporteri.net.
Kujtojmë se Noizy ka mohuar se ka qenë i përfshirë në rrahje. Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se në momentin që kishte shpërthyer përleshja, sigurimi e kishte shoqëruar jashtë dhe se nuk e kishte goditur për asnjë çast personazhin e tik-tokut.
“Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qen aty në atë moment”, ka shkruar ndër të tjera reperi Noizy.
Noizy nuk paraqitet për intervistim, Prokuroria kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e reperit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.