Fituesi i Big Brother Albania, Jetmir Salaj do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit 2025.

Ai do garojë si pjesë e listës së partisë “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Kjo parti ka dorëzuar zyrtarisht listën e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku përfshihet edhe emri i Salajt.

Kujtojmë se këtë vit në ‘Zgjedhjet 2025’ për një ulëse në Kuvendin e Kosovës kandidat ishte Lumbardh Salihu, fitues i Big Brother VIP Kosova 2.

Në Shqipëri pos Salajt për deputetë do kandidojnë edhe Fotini Dergjo e Armaldo Kllogjeri, të dy personazhe të BB.

Një tjetër fitues i ‘Big Brother’ kandidon për deputet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version