Meri Shehu ka qenë një nga personazhet më të spikatur të këtij viti në Big Brother VIP Albania.

E ftuar në “Mos i bjer me top”, ajo mes lotësh ka ndarë detaje nga një histori e dhimbshme e jetës, gjegjësisht në kohën kur ka qenë studente.

Astrologia shqiptare zbuloi se disa persona tentuan të rrëmbenin dhe e dhunuan.

“Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente shoqërova një shoqen që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Ajo iku thash a do vish dhe ti të kalosh kufirin, thash do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Duhet të shkoja në Elbasan në universitet. Aty po kërkoja një autobus, pash disa burra që rrotulloheshin, thash këtu diçka nuk po shkon”, u shpreh ajo.

“Një grup burrash më kapën dhe më çuan në pyll”, Meri Shehu tregon historinë se si tentuan ta rrëmbenin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version