Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë ngjallur dashurinë e tyre pas gati dy dekadash në një prej historive më të bukura të dashurisë. Qe aq histori e mirë sa Lopezi pagoi për realizimin e një filmi. Fatkeqësisht, tani kanë nisur thashethemet për ndarjen e tyre.

Ani pse nuk ka asgjë të konfirmuar, ka pasur disa lëvizje që kanë nxitur këto thashetheme.

Për shembull, çifti nuk është parë bashkë në publik që prej 30 marsit kur u shfaqën duke kërkuar shtëpi në Manhattan, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Affleck mungoi në ceremoninë e Met Gala.

Pastaj më 14 maj, Lopez dhe partneri i saj i realizimit ishin fotografuar duke bërë blerje, por edhe këtu mungonte Affleck.

Më 15 maj u publikua një shkrim me burime duke thënë se “Ben tashmë është shpërngulur dhe me gjasë do ta shesin shtëpinë e tyre të cilën po e kërkonin që dy vjet, ata e duan njëri-tjetrin, por ajo nuk mund ta kontrollojë dhe ai nuk do të ndryshojë për të”, ka thënë ky burim, transmeton revista e njohur Glamour.

Ndërkaq në fotografit nga paparacit gjatë javës, Lopez dhe Affleck janë parë duke mbajtur unazat e tyre të martesës.

Nisin thashethemet për ndarjen e Affleckut nga Jennifer Lopezi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version