Euforia për Eurovisionin e këtij viti tashmë ka filluar. Të mërkurën, brenda vetëm shtatë minutave, mijëra bileta për performancat e muajit maj në Basel të Zvicrës u shitën plotësisht.
Adhuruesit e këtij festivali muzikor po përgatiten për një tjetër spektakël të paharrueshëm. Gjatë viteve, shumë artistë kanë magjepsur dhe intriguar publikun me performancat e tyre.
Një nga momentet më të paharrueshme ishte ‘Eurovision 2014’, kur Conchita Wurst tronditi Evropën dhe fitoi me këngën “Rise Like a Phoenix”.
Pas pseudonimit Conchita Wurst qëndron 36-vjeçari austriak Thomas Neuwirth. Thomas përdor përemrat mashkullorë, por kur transformohet në Conchita për skenën, ai dëshiron të referohet me përemra femërorë.
Në këto 11 vite, ai ka ndryshuar shpesh pamjen dhe imazhin e tij, por kohët e fundit është besnik ndaj një stili me flokë të shkurtër dhe mjekër të gjatë.
Pavarësisht ndryshimeve, Conchita Wurst mbetet një ikonë e Eurovisionit, duke qenë ende aktive në skenën muzikore dhe një nga yjet më të mëdha të historisë së këtij festivali.
Shtatë vite më parë, Thomas pranoi publikisht se ishte HIV pozitiv. Ai vendosi ta ndajë këtë lajm me publikun pasi u shantazhua nga ish-partneri.
“Shpresoj që kjo të inkurajojë edhe të tjerët dhe të jetë një hap më shumë në luftën kundër stigmatizimit të njerëzve që janë infektuar me HIV, qoftë nga sjellja e tyre apo e të tjerëve” – shkroi ai në një postim në Instagram në atë kohë. /Telegrafi/
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në ‘Eurovision’, si duket sot Conchita Wurst? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.