Nëse Gerard Pique mendon se ndarja e tij me Shakiran është harruar, e ka gabim. Interesi i publikut për marredheniet e tij e kengetaren pas ndarjes, vazhdon te mbetet i larte, aq më tepër që Shakira i ka shprehur ndjenjat e saj përmes këngëve virale. Në ‘La Velada del Ano IV’, më 13 korrik, Pique u detyrua të fshihej me të dashurën Clara Chia, kur në stadium jehoi një këngë e Shakiras, të cilën ia kishte dedikuar atij. Reagimi i tij, siç pritej, nuk ka kaluar pa u vënë re.
Ngjarja vjetore e organizuar nga Ibai Llanos mblodhi së bashku transmetues, krijues të përmbajtjes dhe të famshëm në stadiumin ikonik Santiago Bernabeu në Madrid. Pique u mundua të fshihej, teksa ishte me fëmijët: Sasha dhe Milan.
Ndërsa shfaqej i qetë, sjellja e tij ndryshoi tërësisht kur filloi kënga, pasi të gjithë sytë u kthyen nga ai. Të pranishmit u ngritën në këmbë dhe kënduan këngën me zë të lartë, ndërsa disa prej tyre po e xhironin reagimin e Pique.
Në stadium e lëshuan këngën e Shakiras që ia dedikoi atij, ky është reagimi i Pique / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.