Reperja e njohur Loredana Zefi ka publikuar disa momente romantike me partnerin e saj, futbollistin 22-vjeçar Karim Adeyemi.
Ajo postoi disa imazhe në ditën e Shën Valentin ku shfaqet krah të dashurit dhe përmbledh disa nga çastet më të ëmbla me futbollistin, ndërsa i bën edhe një dedikim.
“Mendoj se ti meriton më shumë se një këngë për Shën Valentin”, shkruan Loredana. Ndërsa futbollisti i komentoi: “Dashuria ime e përhershme”.
View this post on Instagram
A post shared by babymama (@loredana)
Loredana konfirmoi lidhjen me Karim vitin e kaluar pas thashethemeve se dyshja ishin së bashku.
Ndësa gjatë një interviste të zhvilluar për mediat gjermane, Loredana ka zbuluar për herë të parë se si është njohur me Adeyemin.
Në ditën e të dashuruarve, Loredana publikon këngë për të dashurin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.