Shtëpia e reperit të njohur Mozzik u bë cak i hajdutëve para dy muajve, në një ngjarje që shkaktoi dëme të mëdha materiale për artistin.
Sipas raportimeve, nga shtëpia e tij u vodhën 100 mijë euro në para të gatshme, bizhuteri të çmuara ari dhe 15-16 armë, të cilat Mozzik deklaroi se i posedonte ligjërisht me leje.
Pas një periudhe të heshtur hetimi dhe përpjekjesh të vazhdueshme, sot (e shtunë), Mozzik ndau lajmin e një zhvillimi pozitiv mbi këtë çështje përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në këtë postim, ai bëri një falënderim të veçantë për drejtorin e policisë së Kosovës dhe stafin e sektorit të hetuesisë në Ferizaj për punën dhe përkushtimin e tyre në zbulimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar për vjedhjen e shtëpisë së tij.
Postimi i Mozzikut bën të ditur se falë punës profesionale të forcave të rendit, ata kanë arritur që të ndalojnë dhe të vendosin në pranga tre individë që dyshohen të jenë përfshirë jo vetëm në vjedhjen e shtëpisë së reperit, por edhe në veprime të tjera penale.
Mozzik thotë se janë arrestuar 3 personat që ia plaçkitën shtëpinë: Çdo lëvdatë për Policinë e Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.