Rap-artisti i njohur, Mozzik, po shijon një lidhje dashurie me bukuroshen Lotina Haziri.
Ata kanë kaluar një pushim së bashku në Tanzani, ku edhe përmes fotografive u mësua për romancën e tyre.
Këngëtari nga Ferizaj ka ndarë së fundmi disa mesazhe, ku i kishte shkruar prezantueses në vitin 2019.
Ai edhe në një emision tha që i ka shkruar shumë vite më parë, duke treguar se i pëlqente.
“Njetin e mirë kur ta kesh/2019”, ka shkruar ai.
Krijuesi i hitit “Kampion” zbulon ’emoji’-t që i kishte dërguar, e më pas edhe ato që ia dërgoi në Facebook.
Për Lotinën, Mozzik tha që është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në këto 28 vjet.
Mozzik publikon mesazhet që i kishte shkruar Lotinës në vitin 2019 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.