Këngëtari Mozzik, ka bërë bujë në rrjete sociale pas një deklarate që ka dhënë. Për herë të parë, ai ka treguar se është i dënuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, me gjysmë milion euro.
I pyetur se pse, ai u shpreh që “bëhet fjalë për tatime që sipas tij nuk i ka ikur asnjëherë dhe nuk po e kupton saktësisht arsyen e dënimit”.
Reperi kosovar gjithashtu ka thënë se ka biseduar me personat adekuat për këtë punë dhe po e paguan dënimin çdo muaj.
Mozzik dënohet nga ATK-ja me gjysmë milion euro / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.