Kënga e njohur “Mora fjalë” u raportua se është ndaluar në stadiumin “Air Albania” , gjë e cila ka shkaktuar mjaft reagime.
Këngëtarja Shkurte Fejza tregoi për ndjesitë e saj nga një veprim i tillë.
“Ishte e pabesueshme për mua. Unë jam mësuar të më ndalohen këngët nga Serbia, por kur ndodhi me këngën “Mora fjalë”, ishte e dhimbshme sepse ne shqiptarët e Kosovës kemi jetuar me motivimin: Liria jonë dhe Shqipëria. Duke ndodhur këto gjëra duken absurde”, tha këngëtarja Fejza.
Ndër të tjera ajo shprehet se një këngë e tillë, pa motive nacionaliste, ka sjellë vetëm një frymë të mirë bashkimi mes shqiptarëve.
“Një këngë e cila i këndohet heroit tonë, i këndohet krenarisë kombëtarë e cila nuk ka asgjë nacionaliste. Është një art i bukur që i bën shqiptarët bashkë, ne vuajmë për të pasur një frymë të mirë e cila na bashkon. Kam qenë artistja më e lumtur që kam përjetuar ndikimin e këngës në Shqipëri. Të gjthë e kanë dashur dhe kam qenë mirënjohëse ndaj tifozëve që i dhanë krahë kësaj kënge”, shtoi Shkurte Fejza.
“Nuk prisja që Shqipëria të ndalonte një këngë që i kushtohet heroit Adem Jashari. Kjo është edhe më e dhimbshme”, ka thënë Shkurte Fejza në Air Albania.
‘Mora fjalë’ ndalohet në stadium? Shkurte Fejza: Nuk prisja që Shqipëria të ndalonte një këngë që i kushtohet heroit Adem Jashari / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.