Konflikti mes këngëtares Rozana Radi dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas zbulimit të disa mesazheve private që përfshijnë aktoren Olta Gixhari.
Menaxheri i Rozanës Radi ka shpërndarë në Instagram një seri mesazhesh nga një bisedë me Oltën, e cila i kishte shprehur mbështetjen këngëtares përpara hyrjes në Big Brother VIP Albania 4.
Në njërin prej mesazheve, Olta shkruan:
“Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother.”
Ndërkohë, Rozana i përgjigjet duke thënë:
“Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di.”
Menaxheri i Rozanës publikon mesazhet në Whatsapp me Oltën para futjes në Big Brother / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.