Një i ri me prejardhje nga Kosova ka vendosur të shfaqet në një mënyrë të veçantë në spektaklin shumë të ndjekur “American Idol”.
25 vjeçari me prejardhje nga Kosova që jeton në Brooklyn, pas një performance të shkëlqyer të këngës “Heal”, iu kërkua të këndonte edhe një këngë shqip.
Ai ia tha këngës ‘Oj Kosovë oj nëna ime’ të këngëtares Shkurte Fejza, performim gjatë së cilit shpërtheu në lot, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kosovari me emrin Kim mori komente të shumta pozitive, teksa superylli i muzikës Katy Perry realizoi edhe një telefonatë me nënën tij.
Kosovari tha se po e bën këtë për nënën e tij, megjjithëse edhe ajo kishte qenë një këngëtare e shkëlqyer por nuk kishte mundur ta realizojë ëndrrën e saj.
Performanca e tij u publikua në faqen e “American Idol” në Facebook, ku mori qindra komente pozitive. Spektakli në postimin e tyre ka etiketuar edhe këngëtaren Shkurte Fejza, e cila këndon këngën “Oj Kosovë, oj nana ime”. /Reporteri.net.
Me lot në sy, kosovari paraqitet duke kënduar “Oj Kosovë, oj nana ime” në American Idol / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.