Rep-artisti i njohur Mc Kresha ka folur lidhur me agjërimin dhe mënyrën se si e bën atë të ndihet muaji i shenjtë i Ramazanit.
Ai tha se dhjetë ditët e fundit pikëllohet sepse e ndjenë përfundimin e Ramazanit.
“Më bën me u ndi perfekt, e pres me padurim edhe 10 ditë e fundit jam pa disponim sepse filloj me ndje përfundimin e Ramazanit dhe ja nisi me u mërzit që po shkon”, tha Mc Kresha në Klan Kosova.
“Afërsinë me respektimin e disa ligjeve apo rregullave brenda një doktrine fetare mendoj që me pjekjen dhe me ngritjen e reflektimin”, vijoi tutje ai.
Ndërkaq, lidhur me frikën nga vdekja ai përmendi proverbin “më mirë me jetu një ditë si luan sesa 1 mijë ditë si lepër”.
“Vdekjes i frikësona në një moment të gabum, kur jam t’u bo naj gjynah të madh me më ardhë momenti i vdekjes”.
Mc Kresha: Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ja nisi me u mërzit që po shkon / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.