Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, të enjten i ka dhënë fund beqarisë.

Bukuroshja shqiptare ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, të cilin nuk e ka zbuluar akoma për publikun.

Ceremonia e dasmës duket se është organizuar në një nga restorantet në Prishtinë me një ambient e dekor të veçantë.

Tashmë janë publikuar edhe disa pamje të këngëtares si nuse, e cila shfaqet e mrekullueshme.

Ajo shihet me një vello të gjerë të bardhë, duke lënë të lëshuara flokët e saj kaçurrele.

Martohet këngëtarja Shkenda Dubova / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version