Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother 2 Vip është rikthyer në ‘prime’-n e kësaj të shtune në skenën e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

Kur ka kaluar gati një vit nga pjesëmarrja e tij, Luizi  pati një përgjigje interesante kur Ledioni e pyeti se kë ka të preferuar brenda shtëpisë.

“Unë vdes pas teje”, u përgjigj Luizi.

Luizi nuk kishte se si të mos fliste për bashkëshorten e tij, Kiarën dhe foshnjën që pritet të vijë në jetë.

“Është i vetmi rast që më tha gjinekologu s’ke nevojë me bë ADN se është gjithë kohën duke kërcy. Sido që t’ia vë emrin, nuk do i thërras në emër kurrë, se do i them o zemër, o shprit”, tha Luizi.

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother, jep përgjigjen epike kur Ledioni e pyet kë ka të preferuar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version