Kur dukej se beteja e gjatë në divorcin e Angelina Jolie dhe Brad Pitt kishte arritur fundin, mesa duket lufta ende vazhdon. Aktorja ka treguar se “dhuna fizike filloi shumë përpara vitit 2016 dhe para sulmeve që ndodhën gjatë fluturimit të famshëm”.

Ekipi ligjor i Jolie i kthehet sulmit dhe dokumenteve që Pitt refuzoi të lejonte Angelina-n të shiste pjesën e saj të kantinës së tyre franceze, nëse ajo nuk nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti duke u zotuar se nuk do të zbulonte informacione për jetën e tyre private. Vetëm atëherë Brad do të hiqte dorë nga padia kundër Jolie për shitjen e aksioneve të saj të kantinës.

Nga ana e saj, Angelina paraqiti dokumentacion të konsiderueshëm duke përfshirë “e-mail, përmbledhje të dëshmive dhe prova të tjera” në të cilat ajo rrëfen se historia e abuzimit fizik të Pitt ndaj saj filloi shumë përpara udhëtimit me avion të gjithë familjes nga Franca në Los Anxhelos në shtator 2016: “Ky fluturim shënoi herën e parë tw abuzimi tw tij fizik ndaj fëmijëve”. Jolie e la menjëherë.

Që nga ndarja e tyre, dy yjet janë grindur edhe në gjykatë për vreshtin që dikur kishin së bashku. Pasi Angelina i shiti pjesën e saj të kantinës së tyre franceze Chateau Miraval tek oligarku rus Yuri Shefler në tetor 2021, Brad e paditi atë për shkelje të kontratës. Firma e investimeve të Angelina-s më pas ngriti një padi prej 350 milionë dollarësh kundër Brad, duke pretenduar se ai kishte “shkatërruar asetet e kompanisë” dhe “shpenzoi miliona dollarë për ‘projekte kotësie’ si rinovimi i pishinës dhe ndërtimi i një studioje regjistrimi në pronë. Gjatë një seance dëgjimore në fillim të marsit, gjykatësi vendosi në favor të aktores fituese të Oskarit dhe “hodhi poshtë pesë nga shtatë akuzat që Brad kishte ngritur kundër saj”.

Në vitin 2016, përralla përfundoi pasi çifti pati një sherr fizik gjatë një fluturimi privat me fëmijët e tyre. Angelina raportoi se Brad kishte “mbytur” një nga fëmijët e saj dhe “goditi” një tjetër në fytyrë, duke e lënë atë dhe fëmijët të ndiheshin “peng” dhe të strukur nga frika nën një batanije për orë të tëra derisa u ulën. Ajo tha gjithashtu se ai e kapi atë nga koka, e përplasi pas një muri dhe e tundi dhunshëm gjatë fluturimit, duke i shkaktuar lëndime në shpinë dhe bërryl. Avokati i Pitt fillimisht e quajti historinë e Angelina “plotësisht të rreme” për CNN, por më pas e ndryshoi historinë e tij: “Brad ka marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë, por jo për gjërat që nuk ka bërë”.

Dy yjet filluan të takoheshin në vitin 2005 dhe romanca e tyre ishte e diskutueshme që në fillim. Ata u takuan në xhirimet e filmit “Mr. and Mrs. Smith” ndërsa Pitt ishte ende i martuar me Jennifer Aniston dhe thuajse menjëherë shpërthyen thashethemet për tradhti. Një trekëndësh dashurie që pushtoi të gjithë kombin dhe megjithëse Brad filloi të dilte me Angelina pothuajse menjëherë pas ndarjes nga Jennifer, ai gjithmonë e mohonte të kishte qenë i pabesë. Ata u martuan në gusht 2014 në një ceremoni të fshehtë në jug të Francës dhe më pas patën tre fëmijët e tyre të parë: Shiloh në 2006 dhe binjakët Vivienne dhe Knox në 2008. Më vonë ata adoptuan Zahara-n dhe Pax-in, dhe Brad adoptoi ligjërisht djalin e tyre që Angelina kishte adoptuar, para se të martoheshin, Maddox.

“Lufta ende vazhdon”, Angelina Jolie për Brad Pitt: Dhuna fizike filloi para vitit 2016 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version