Varrimi i këngëtarit të njohur të One Direction, Liam Payne, do të mbahet të mërkurën, pak më shumë se një muaj pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 31-vjeçare.
Ish-anëtarët e grupit të tij pritet të marrin pjesë në ceremoninë private që do të zhvillohet në një zonë të qetë në Angli, së bashku me familjen dhe miqtë më të afërt, shkruan BBC.
Këngëtari ndërroi jetë tre javë më parë pas rënies nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë. Autopsia konfirmoi se ai kishte pësuar hemorragji të brendshme dhe të jashtme, si dhe dëmtime të shumta traumatike për shkak të rënies.
Në një deklaratë të shkurtër pas vdekjes së tij, familja e Liam tha: “Jemi të shkatërruar. Liam do të jetojë gjithmonë në zemrat tona dhe do ta kujtojmë për shpirtin e tij të mirë, humorin dhe guximin e tij”.
Liam Payne ishte një nga emrat më të njohur të muzikës pop, pasi u bë i famshëm përmes emisionit X Factor në fillim të viteve 2010. Megjithëse grupi përfundoi në vend të tretë në garë, One Direction u bë grupi më i madh britanik që nga koha e Beatles. Gjatë pesë viteve të karrierës së tyre, ata shitën 70 milionë njësi me albumin tyre, duke përfshirë katër këngë dhe katër albume që arritën në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Liam Payne varroset sot në Angli / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.