Këngëtari Ledri Vula rrëfeu mes emocionesh, ndarjen nga Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem.
Ai ka thënë se endë janë shokë me Sarën, pavarësisht se janë ndarë
“Nuk e di, ka gjëra të pashpjegueshme, ndodhin gjërat, jeta, s’jam as i pari, as i fundit, me rëndësi është si e vazhdon, kemi një raport shumë të mirë, jemi shokë ende me Sarën dhe gjithçka bëjmë për Poin, ajo qysh ka ardh deri aty as e kemi mendu, as e kemi fol me tregu drejt, por që ka ardh”, ka deklaruar ai.
Ai ka treguar edhe si takohet me vajzën.
“Me vajzën marrëdhënie të shkëlqyeshme, jam shumë i lumtur që jam në emision me ty, por mezi po pres me ik se e kam në Tiranë, me ik me e taku. Vij e marr në Tiranë, rri një javë, merremi vesh”, ka deklaruar këngëtari.
Ledri Vula flet për ndarjen nga Sara Hoxha: S’jam as i pari, as i fundit, jemi ende shokë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.