
Ish-moderatorja e lajmeve qendrore në T7, Teutë Halili, ka publikuar këngën e saj të re, të titulluar “ Imagjino”.
Halili ka sjell në projekt mjaft ritmik, derisa teksti i kësaj kënge verore është shkruar nga reperi Elinel.
“E di e ke thonë ti, e ke thonë ti, temën e kom thonë nëse don ti..”, thotë një pjesë e tekstit të kësaj kënge.
Para disa muajsh, Halili kishte landuar edhe këngën “E don ti”.
Moderatorja u tërhoq nga moderimi pas gjashtë vitesh, për t’iu përkushtuar muzikës.
Njoftimin për këtë e kishte bërë në fund të muajit maj.
“Të dashur miq dhe kolegë, sot ishte edicioni im i fundit i lajmeve në T7. Një rrugëtim prej 6 vitesh, i mbushur plotë me sfida, omente të bukura, momente pikëllimi, emocione të shumta, që të gjitha brenda hapësirave të T7”, kishte shkruar Halili.
La lajmet në T7 për muzikën, Teutë Halili publikon këngën e re / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.