Revista “People” e ka shpallur aktorin e njohur, John Krasniski, si burrin më tërheqës për vitin 2024.

Vitin e kaluar këtë epitet e kishte aktori i serialit “Grays Anatomy”, Patrick Dempsey.

Krasniski është i njohur për rolin e tij në serialin shumë të ndjekur “The Office”. Ai është i martuar me aktoren e famshme Emily Blunt.

Ai ka folur edhe për reagimin e saj kur mori vesh lajmin, duke thënë se ishte shumë e emocinuar.

Më herët ajo kishte bërë shaka, duke thënë se nëse burri i saj do të zgjidhej si “burri më tërheqës”, do ta mbushte shtëpinë e saj me foto nga ballina e revistës “People”.

Emrat e tjerë që kanë marrë këtë epitet në vitet e kaluara janë Chris Evans, Paul Rudd, Michael B.Jordan, John Legend, Idris Elba, Blake Shelton dhe Dëayne Johnson.

Ky është “burri më tërheqës” për vitin 2024 sipas “People” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version