Lidi u largua mbrëmë nga shtëpia më e famshme e Big Brother VIP, duke i dhënë fund rrugtimit për çmimin e madh.
I pyetur se si ndihet që i shpëtoi nominimit, Liami u shpreh se: “Shumë mirë. Të dëgjosh dhe të ruash qetësinë në këtë lojë nuk do të thotë që t’i nuk di të luash. Unë kam dëgjuar për javë të tëra të gjithë dhe tashmë avash avash po i futem unë asaj rrugës që kanë ndërmarrë djemtë dhe vajzat e tjera, mirëpo me qetësinë më të madhe. Faleminderit për videon e Grande Fratelos që tregoi se edhe banorët që vijnë pas mund të fitojnë. Pse të mos jem unë?”
Nga studio, Lidi tha se: “Gjëja që më pëlqeu më pak, kudo që prekje ishte zjarr. Prekje te Juli, një zjarr, te Egla po ashtu, te Heidi… Momente të bukura sigurisht momenti kur Romeo më shpëtoi.”
I pyetur se kush do ta fitojë Big Brotherin, Lidi tha se: “Dua shumë ta fitoj Juli apo Heidi. Uroj shumë që të tejkalohet presioni dhe ta fitojë një femër. Por Heidi, po. Heidi dua ta fitojë”.
Ky është banori që u eleminua mbrëmë nga Big Brother VIP Albania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.