Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër eliminim surprizë në spektaklin e së shtunës, ku këngëtari i ri Riki Sllamniku u largua nga gara pas vetëm katër ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në një televotim të hapur gjatë spektaklit, ku të gjithë 19 banorët ishin të nominuar, Riki ishte i eliminuari i dytë i mbrëmjes, pas Tiri Gjocit, i cili u largua më herët.
Pavarësisht qëndrimit të tij të shkurtër, Riki nga Kosova arriti të lërë një përshtypje të mirë brenda shtëpisë, duke krijuar lidhje me disa prej banorëve dhe duke sjellë një energji të re në format.
Megjithatë, publiku vendosi që rrugëtimi i tij të përfundonte shpejt.
Ky është banori i dytë që u largua mbrëmë nga Big Brother VIP, qëndroi veç katër ditë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.