Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, banorët kanë marrë një surprizë të veçantë: Veshje me simbole dhe figura historike shqiptare.
Një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një bluzë e dhuruar për Gjestin, në të cilin ishin të vizatuara tri figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot Çerçiz Topulli.
Gjesti, megjithatë e kishte të vështirë ta njihte Çerçiz Topullin.
Për shkak të stilit të animuar të vizatimit, ai e ngatërroi me Jezusin, duke ngjallur reagime dhe të qeshura mes banorëve.
“Kush është ky”, Gjesti ngatërron figurën e Çerçiz Topullit me Jezusin në spektaklin e BBVA / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.