Kryeministri Albin Kurti i ka shkuar sot për vizitë në shtëpi këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahut me rastin e ditëlindjes së tij të 77’të, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka thënë se pak njerëz si Sabri Fejzullahu mund të përbashkojnë shpirtin energjik dhe krijimtarinë produktive të kombit.
“Gjatë bisedës, ai rrëfeu përjetimet e tij mbresëlënëse, duke përmendur bashkëpunimet me figura të shquara dhe momentet kyçe që shënuan karrierën e tij të pasur, si dhe përvojat e tij me njerëz të papërsëritshëm si Jusuf Gërvalla.
Çdo histori ishte një pasqyrim i jetës së ndryshimeve të mëdha politike nëpër të cilat kaloi Kosova, e ku mëson diçka më shumë edhe për atë që e ke ditur, gjithnjë të mbështjella me dashurinë e tij të pamasë për artin dhe publikun, e cila ndjehet në çdo performancë të tij”, ka shkruar Kurti.
Tutje ka thënë se Sabri Fejzullahu, me 1098 këngë të shprehjeve të ndryshme muzikore dhe një trashëgimi artistike të pashoqe, është një thesar i gjallë i kulturës sonë.
Kurti i shkon në shtëpi Sabri Fejzullahut me rastin e ditëlindjes së 77-të: Është një thesar i gjallë i kulturës sonë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.