Në mesin e disa premtimeve që Labinot Tahiri kishte bërë lidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët, ka qenë edhe ajo se ai nuk do të qethej derisa ky proces të finalizohej, premtim ky i cili nuk u mbajt.
Pesë vite më parë, përmes llogarisë personale në Instagram, ai pati publikuar një fotografi ku kishte thënë nuk do t’i presë flokët e as mjekrën deri të liberalizohen vizat.
“Me mjekër dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, kishte shkruar atë kohë Labi.
Një premtim tjetër ishte dhe ai kur dorëzoi pasaportën atë kohë, diplomatike, përderisa ishte dhe deputet, derisa liberalizimi të ndodhte.
Por, në vitin 2020, këngëtari kosovar udhëtoi drejt Spanjës bashkë me familjen e tij, pasuar më pas me udhëtime të tjera si në Amerikë, Itali etj.
View this post on InstagramA post shared by Labinot Tahiri (@labinottahiriofficial)
Kur Labinot Tahiri premtonte se nuk do të qethet pa u liberalizuar vizat / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.