Aida Shtino ka qenë personazhi që me emisionin e saj “Njerëz të humbur” për 12 vite ngërtheu pas vetes shqiptarë anë e mbanë botës.
Shtino, të cilën njerëzit e shihnin si një shpresë të madhe në gjetjen e familjarëve të tyre, kishte deklaruar dy vite më parë, që edhe pas kaq vitesh të mbylljes së emisionit nuk e dinte arsyen pse ndodhi një gjë e tillë.
Moderatorja kishte paralajmëruar një sezon të dytë të atij emisioni, por nuk ndodhi kurrë.
Por, vitin e kaluar ajo u kthye në ekran me emisionin “Identitet”, që kishte për qëllim zbulimin e historive të patreguara shqiptare dhe jo vetëm, gjithçka që është mbajtur e fshehur ndër vite, por që përbën historinë dhe identitetin e kombit.
Gazetarja është përfolur gjatë këtyre viteve për jetën e saj private, si dhe ndarjen nga bashkëshorti me të cilin ka një djalë tashmë të rritur./Reporteri.net/
Ku ka humbur Aida Shtino, gazetarja e cila dikur lumturonte shumë familje shqiptare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.