“Xhane, ku ka dhimbje ka dhe faje”, është kjo një copëz e shkëputur nga kënga më e re e aktorit të humorit Romeo Veshaj, që titullohet “Se Di”.

Pasditen e sotme, Romeo hodhi në treg një tjetër këngë solo, pas një kohe të gjatë që u shkëput nga bota e showbizz-it. Së fundmi, kudo po përflitet për një ndarje të mundshme mes Romeos dhe Heidit edhe pse prej dy personave në fjalë nuk ka asnjë deklaratë që pohon apo mohon “thashethemet”.

Mirëpo teksti i këngës së fundit të Romeos ka ngritur dyshimet kudo nëpër rrjet se mund të jetë një dedikim për Heidin. Rikujtojmë që në profilin e Heidit ende gjenden fotografi me Romeon ndërsa në profilin e këtij të fundit është fshirë çdo postim i mundshëm. Po ashtu ata ndiqen ende në rrjete sociale por largimi i Heidit nga “Goca dhe Gra” zgjoi më tepër dyshime.

“Ku ka dhimbje ka dhe faje”, pas ndarjes Romeo ka një mesazh për Heidin? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version