Të dyja janë armatime të specializuara të projektuara për të shkatërruar tanke dhe mjete të tjera ushtarake të blinduara.
Dallimet kryesore midis sistemit turk dhe atij amerikan përfshijnë origjinën, specifikimet teknike, dhe teknologjitë e përdorura për shqyrtim. Megjithatë, të dyja sistemet janë të përshtatshme për detyra të ngjashme dhe ofrojnë një mbrojtje efektive kundër mjeteve të blinduara.
Sistemi raketor “OMTAS” që ushtarët e FSK-së e posedojnë, ka një rreze veprimi prej 0.2 deri në 4 kilometra dhe është i pajisur me një kokë kumulative tandem, i cili mund të depërtojë në armaturën e të gjitha tankeve dhe mjeteve të blinduara modern.
“OMTAS” mund të përdoret kundër objektivave statike dhe lëvizëse, ndërsa karakteristikë e raketave është rezistenca e tyre ndaj zjarrit dhe plumbave.
Gjithashtu, një karakteristikë tjetër e sistemit turk është aftësia që të ndryshojë objektivin gjatë fluturimit dhe të gjuajë nga prapa.
“OMTAS” lëvizë drejt objektivit në bazë të rrezeve infra të kuqe, domethënë përmes nxehtësisë që lëshojnë motorët e tankeve dhe automjeteve të blinduara të armikut, ndërsa raketa kontrollohet nëpërmjet radio-lidhjes.
Pesha e sistemit “OMTAS”, duke përfshirë platformën e kontrollit dhe raketën në tubin e lëshimit është rreth 36 kilogramë.
Sistemi “OMTAS” është shfaqur për herë të parë në maj të vitit 2023 gjatë stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 2023” organizuar nga SHBA-ja në mes të vitit të kaluar, ndërsa Rrjeti Ballkanik i Sigurisë (BBM) raportoi se FSK-ja është ushtria e parë, duke përjashtuar Forcat e Armatosura të Turqisë që ekspozoi sistemin turk para publikut.
Sikurse “OMTAS”, edhe “Javelini” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, e cila po ashtu mund të operojë në të gjitha kushtet e atmosferike, ditën dhe natën, madje nuk kërkon kontroll të mëtejshëm pas lëshimit të raketës në drejtim të objektivit.
Raketa që është përdorur në më shumë se 20 vende të botës, mund të kalojë 2 kilometra për afërsisht 14 sekonda.
Pesha e përgjithshme e sistemit është rreth 22 kilogramë, ndërsa raketa peshon rreth 15 kilogramë, dhe po ashtu e gjen cakun përmes rrezeve infra të kuqe.
Ushtari që e përdor mund të ripozicionohet menjëherë pas lëshimit të raketës. E cila mund të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pas lëshimit. Rrezen e veprimit e ka prej rreth 2.5 deri në 4.75 kilometra.
ShBA e përdori për herë të parë në Irak dhe Afganistan. /Dukagjini/
Ku dallojnë raketat “Omtas” që i ka Kosova me ato “Javelin” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.