
Kid Rock vizitoi Shtëpinë e Bardhë me një veshje interesante, e cila shkaktoi komente të shumta në rrjetet sociale.
Muzikanti, i njohur për këngën hit “All Summer Long”, vizitoi Shtëpinë e Bardhë të hënën ndërsa Presidenti Trump nënshkroi disa urdhra ekzekutivë.
Trump e ftoi atë në Zyrën Ovale.
Për këtë rast, Kid Rock u shfaq me një veshje patriotike, një xhaketë të kuqe dhe me flamurin amerikan në të.
Ndërkohë që veshja e tij u përfol shumë, interesim edhe më i madh shkaktoi se si Trump i drejtohej vazhdimisht si “Bob” gjatë vizitës.
Edhe pse ai njihet për publikun me emrin e tij artistik Kid Rock, ata që janë afër tij (dhe ndoshta fansat e tij më të zjarrtë) e dinë se emri i tij i vërtetë është Robert James Ritchie – dhe “Bob” është një pseudonim i zakonshëm për Robertin.
Kid Rock viziton Shtëpinë e Bardhë në një veshje interesante, Trump zbulon emrin e tij të vërtetë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.