Vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj, u gjet i vdekur sot në një banesë në Prishtinë.

Policia konfirmoi rastin për Reporteri.net, ndonëse vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes.

Për ata që nuk e dinë, Mentori ishte po ashtu reper dhe ka qenë i njohur me nofkën ‘Tee’, si pjesë e grupit TBA.

Unikkatili me të vëllanë kanë bashkë edhe disa hite, që mbeten akoma të pavdekshme për fansat e tyre dhe publikun.

Disa nga këngët e tyre janë:

“Fjalët e pavdekshme”

“I Smut”

“Sun Um Prek”

“Jeta s’osht film”

“Na thej”

Vdekja e tij u konfirmua edhe nga anëtari i TBA-së, Kobra, me anë të një postimi të shpërndarë në Facebook.

Ndërkohë, më poshtë ua sjellim edhe deklaratën e plotë të Policisë:

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”. /Telegrafi/

 

Këto janë nga hitet e Unikkatilit me vëllain e tij, i cili u gjet sot i vdekur në Prishtinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version