Bukuroshja Kader Kicaj ka folur hapur për ndarjen e saj nga partneri i saj i dikurshëm, Lumbardh Salihu.

Dyshja, të cilët krijuan një lidhje romantike gjatë aventurës së tyre në Big Brother, i ndanë rrugët pak kohë më parë.

Kicaj, tha se gjërat nuk funksionuan siç pritej.

“Lidhja jonë kur kemi qenë brenda në Big ka qenë super, por jashtë kur kemi dalë s’ka qenë ashtu”, tha Kaderi. “Edhe Lumbardhi brenda ka qenë shumë ndryshe, e jashtë jam ballafaquar me krejt diçka tjetër”.

“Unë s’dua të flas asgjë për të keq shumë sepse i keqi do të jetë gjithmonë me të keqin. I u roj fat, suksese në jetën e vet”, shtoi ajo, duke treguar se nuk mëedon të ndalet shumë mbi aspektet negative.

Kaderi tregoi se kishte tentuar të japë edhe një shans të dytë për lidhjen e tyre, por përpjekjet e saj nuk u vlerësuan siç duhet.

“E dini që edhe më herët kur jemi ndarë, ia kam dhënë edhe shansin e dytë por ai nuk diti ta përdorë aq mirë”, tha Kaderi me një ton reflektuese.

Kaderi pas ndarjes nga Lumbardhi: Jashtë ai ishte një person krejt tjetër, nuk diti ta përdor shansin që ia dhashë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version