Julian Deda është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë.

Juli tha se ajo ‘doli brodhi me makinë nëpër komunë të Parisit’ dhe rikthimi i dha famë.

Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te dhoma e bardhë.

“Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku”.

Por, Egla sqaroi situatën. “Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në dhomën e bardhë”, theksoi ajo.

“Eglën e faktorizoi Dhomën e bardhë….Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bën bujë videon e saj dhe rikthehet, jo faktorizim…ama dhoma e bardha ta ka thënë Big Brotherin dhe thuaji faleminderit, ajo ishte gjetja që të dha ty BB. Ke dalë dy herë e papreferuar”, vazhdoi Juli.

Jul Deda ‘shpërthen’ ndaj Eglës: Fitoren ta dha Dhoma e Bardhë, shkele me dy këmbët zarfin e zi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version