
Is-banori i Big Brother VIP Albania, Jozefin Marku, ka reaguar për herë të parë pas sulmit fizik që ushtroi ndaj banorit tjetër, Gjesti.
Në një reagim në Instagram, ai thotë se në këtë format u fut për të luajtur “fort”, por se të paktë kanë qenë ata që e kanë kuptuar lojën e tij dhe “vërtetësinë” e tij.
Ai thotë se zgjodhi të ishte “i drejtëpërdrejtë dhe i sinqertë” dhe thotë se kjo “i kushtoi”.
Reagimi i tij vjen edhe pas vizitës në Prekaz që ai kishte zhvilluar.
Postimi i plotë:
Përshëndetje të gjithëve, uroj te jeni mirë! Dua të falënderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova.
Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi dhe edhe më shumë, jashtë saj.
Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e Top Channel, që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne – një eksperience që do mbetet e paharrueshme në jetën time.U futa në Big Brother dhe zgjodha të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time.
Zgjodha të isha i sinqertë, i drejtpërdrejte, pa filtra – dhe ndoshta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim.
Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë qe ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi.
Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës.
Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që perpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë: “Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis“-thuhet në reagimin e Jozit.
Jozi reagon për herë të parë pas dhunës ndaj Gjestit: Jam provokuar, edhe durimi ka një kufi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.