Një padi e ndryshuar e paraqitur në Gjykatën Federale të dielën pretendon se reperi Jay-Z dhe P.Diddy përdhunuan një vajzë 13-vjeçare gjatë një feste në vitin 2000, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Jay-Z mohoi akuzat në rrjete sociale dhe kritikoi padinë, duke e quajtur atë pjesë të një “përpjekje shantazhi” nga avokati i paditësit.
Në anën tjetër, edhe Diddy mohoi të gjitha akuzat kundër tij, përfshirë edhe atë gjatë muajit tetor, e që vazhdon të jetë në burg për akuzat federale të trafikimit të seksit, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm.
Padia u ngrit fillimisht në tetor në Distriktin Jugor të New Yorkut dhe në atë kohë nuk përmendej Jay-Z si i pandehur, megjithëse padia e ndryshuar thotë se Jay-Z ishte identifikuar si “Celebrity A” në ankesën origjinale.
Në padi thuhet se 13-vjeçarja u drogua dhe u përdhunua nga Jay-Z dhe Diddy në një festë të organizuar nga Diddy pas çmimeve të muzikës MTV në vitin 2000, të cilat u mbajtën në New York.
Atëkohë 13-vjeçarja, tha se Jay-Z dhe Diddy me radhë e përdhunuan atë në festë dhe se ajo pinte një pije që e bënte të ndihej “e turbullt dhe e mërzitur”.
Në deklaratën e tij, Jay-Z tha: “Këto akuza janë kaq të neveritshme në natyrë, saqë unë ju kërkoj të bëni një kallëzim penal, jo një civil!! Kushdo që do të kryente një krim të tillë ndaj një të mituri duhet të burgoset, a nuk jeni dakord? Këto viktima të supozuara do të meritonin drejtësi të vërtetë nëse do të ishte kështu. Ky avokat, për të cilin kam bërë pak kërkime, duket se ka një model të këtyre lloj teatrove”.
/Reporteri.net/
Jay-Z dhe Sean P.Diddy akuzohen për përdhunimin e një 13-vjeçareje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.