Reperi Cozman dhe këngëtarja Tuna kanë qenë një nga çiftet më të dashura për publikun një herë e një kohë.
Lidhja e tyre me shumë turbulenca mbaroi, secili vijoi jetën e tij, e më pas, pas disa vitesh, ata u rikthyen me një projekt të përbashkët muzikor.
Kështu, u krijua përshtypja që Tuna dhe Cozman janë bërë bashkë, edhe në aspektin privat, pas dështimit të martesës së Tunës me Patrisin, me të cilin ka dy djem.
Mirëpo, se a janë bashkë apo jo, ka treguar Cozman.
“Raporti ynë është friendly, jemi vetëm shokë”-ka thënë ai, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.
Por, publiku ka vënë re afrimitetin e tyre gjatë koncerteve, çka ka shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje të mundshme.
Janë rikthyer bashkë? Cozman flet për raportin që ka me Tunën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.