James Blunt, sot mbushi plot 50 vjet jetë, përcjell Reporteri.net.
këngëtari i famshëm britanik, u lind më 22 shkurt 1974 në Tidworth, Wiltshire të Britanisë së Madhe. Muzika e tij është një mix stilesh prej muzikës rok akustike, xhaz dhe asaj pop. P
Blunt u rrit si djalë i një oficeri britanik në Soest. Para se të marrë rrugën e muzikës ai ishte oficer në ushtrinë britanike dhe shërbeu për 4 vite në kuadër të trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Blunt u bë i njohur në pranverë të 2005-ës me albumin e parë të tij “Back To Bedlam” së pari në Britani të Madhe e më pas në tërë Evropën. Ai ka fituar me këtë album çmime të ndryshme si në: “MTV Europe Music Awards 2005”, “NRJ Music Awards “, “Brit Award”.
Por, kënga e tij më e njohur është “You’re Beautiful”, këngën për të cilën ai asnjëherë nuk ka treguar më shumë, përpos që ia ka dedikuar këtë këngë një vajze kosovare, ku James Blunt kishte shërbyer me forcat e KFOR-it, në vitin 1999 në Kosovë.
James Blunt që kishte marrë inspirimin në Kosovë, këngën e lansoi më vonë dhe u bë shumë i famshëm pasi kënga ishte shndërruar në një super hit.
James Blunt sot mbushi 50 vjet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.