Hetuesit në Santa Fe, New Mexico, po vazhdojnë hetimin e tyre pasi Gene Hackman dhe gruaja e tij Betsy Arakawa u gjetën të vdekur. Sipas policisë, rrethanat e vdekjes së tyre janë të dyshimta.
Trupat e çiftit u zbuluan nga një punëtor në shtëpinë e tyre të mërkurën. Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe tha se nuk kishte shenja të dukshme dhune dhe asnjë provë të dukshme të një rrjedhje gazi ose helmimi me monoksid karboni. Megjithatë, skena ishte mjaft e pazakontë që hetuesit të kërkonin një urdhër kontrolli për shtëpinë.
Hackman, 95 vjeç, dukej “si të kishte rënë në korridor”, sipas një zëvendësi të sherifit, dhe pranë tij u gjet një shkop ecjeje. Arakawa, 65 vjeç, u gjet në një banjë në katin e sipërm, me një shishe të hapur me ilaçe me recetë dhe pilula të shpërndara në një banak aty pranë.
Një qen i ngordhur u gjet në dollap.
“Nuk kishte shenja të një të dhunës” tha Sherifi i Qarkut Santa Fe Adan Mendoza. “Nuk kishte asnjë provë se diçka ishte vjedhur, asgjë që të sugjeronte se një krim kishte ndodhur.”
Ata kishin vdekur për një kohë të gjatë.
Në një konferencë shtypi, sherifi tha se çifti “kishte vdekur për disa kohë”, por nuk mund të specifikonte se sa kohë. Ndërkohë, hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se kush ishte në kontakt të fundit me Hackman dhe Arakawa.
Autoritetet u alarmuan pasi një punonjës i kontrollit të dëmtuesve hasi në derën e hapur të oborrit të shtëpisë, por nuk ishte në gjendje të binte kontakt me çiftin. Për këtë arsye ai ka thirrur sigurinë në zonë për të kontrolluar situatën.
Ishin pa shenja jete për një kohë të gjatë, një qen i ngordhur u gjet në dollap – dalin detaje të reja mbi vdekjen e Hackman dhe gruas së tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.