Këngëtari Shpat Kasapi ishte i ftuar në emisionin “E Diell” dhe pranoi një deklaratë befasuese.
Ai ka shprehur se në moshën 25-26 vjeçare ka qenë një person i dhunshëm për shkak te xhelozisë së madhe.
“Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtet diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën” deklaroi këngëtari në rubrikën “Mos i bjer me Top”.
Kjo deklaratë e tij ngriti kritika të shumta jo vetëm nga publiku por edhe nga personalitete të njohura publike.
Por, një në intervistë të fundit Shpati theksoi se deklarata e tij është e keqkuptuar.
“Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qenë fëmijë. Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrin dhe të krijojnë keqkuptime të tilla” u shpreh ai.
“Isha fëmijë”, Shpat Kasapi arsyetohet për deklaratën e tij se e kishte dhunuar më herët të dashurën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.