Maya Henry, ish e fejuara e yllit të ‘One Direction’, Liam Payne, ka folur pas vdekjes tragjike të këngëtarit.

Modelja 23-vjeçare, e cila kohët e fundit kishte ndërmarrë hapa ligjore kundër Payne, thuhet se është tronditur pas marrjes së lajmit shkatërrues.

“Pasi u ndamë, ai më dërgonte mesazhe duke më thënë nuk jam mirë. Ai gjithmonë ‘luante’ me vdekjen, duke thënë do të vdes.”

23-vjeçarja tha se i shihte mesazhet si një “taktikë manipuluese” për ta bërë të ndihej keq për faktin se ata nuk ishin më bashkë.

“Ai gjithmonë më thoshte më vjen keq për gjithçka që kam bërë. Nuk mund të jetoj më, e shihja si një përpjekje të tij për të më traumatizuar. E njihja stilin e jetës së tij dhe e dija që në një moment do të ndodhte diçka e keqe. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë në rregull, ai po i thotë këto gjëra, unë duhet ta ndihmoj, sepse nëse nuk e bëj dhe ndodh diçka e keqe nuk e di a do ta përballoj”, theksoi ajo./Klan Kosova

Ish e fejuara e Liam Payne pas vdekjes së tij: E dija që në një moment do të ndodhte diçka e keqe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version