Amber Rose, ish-partnerja e Kanye West, zbuloi disa detaje për të kaluarën e e saj me Kanye West dhe, sipas fjalëve të saj, fiksimi i tij për t’i veshur gratë me rroba tepër provokuese nuk ka të bëjë vetëm me stilin dhe modën.
Gjatë një interviste me Shannon Sharpe në podcastin “Club Shay Shay”, Amber pretendoi se Kanye vendos për mënyrën se si vishen gratë e tij.
Sipas Rose, reperi i vesh qëllimisht partneret me rroba provokuese sepse ai kënaqet nga vëmendja që ato marrin nga burrat e tjerë.
“Ai dëshiron që burrat e tjerë ta dëshirojnë gruan e tij,” tha Amber Rose. “Kjo e tërheq. Ai dëshiron që të gjithë miqtë ta dëshirojnë të dashurën e tij. Ai dëshiron që, kur të hysh në dhomë, e dashura apo gruaja e tij të jetë më e dëshiruara. Të jetë gruaja më seksi në dhomë.”
Ajo kujtoi një incident shqetësues gjatë kohës kur ishin bashkë. Rose tha se u detyrua të vishte një veshje aq të zbuluar, saqë shpërtheu në lot!
“Qava,” kujtoi ajo. “Më kujtohet që qaja dhe debatoja me të. Isha në Itali ose Paris, diçka e tillë, dhe më kujtohet që i thoja, ‘Nuk dua ta vesh këtë.’”
Megjithatë, Kanye nuk donte t’ia dinte. Në vend që të dëgjonte shqetësimet e saj, ai i përgjigjej me arrogancën e tij të zakonshme: “Ti nuk e kupton këtë mode – unë jam gjeni.”
Kanye, tashmë i martuar me Bianca-n, shpeshherë publikon foto të ndryshme të saj, në të cilat ajo shfaqet e veshur me veshje të ngushta, që mbulojnë zonat intime. Ndërkohë që Bianca vesh kombinimet që Kanye i sugjeron, miqtë e saj, sipas Daily Mail, janë të shqetësuar dhe mendojnë se reperi po e kontrollon atë.
Ish e dashura e Kanye West tregon arsyen pse ai vesh partneret në mënyrë provokuese / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.