Ikona e këngës shqipe në vitet e 80’ta, Parashqevi Simaku, ka përfunduar e pastrehë rrugëve të New York’ut, ku ajo jeton tash e sa vite.
Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë një video e një kanali në Neë York, ku ajo shihet se pranon ndihma që u jepen njerëzve të pastrehë.
Fevziu ka thënë se nga informacionet që ka, ajo është e pastrehë dhe se varet vetëm nga ndihmat që merr.
“Të gjitha informacionet qmë thonë që ajo është e pastrehë, pa ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr si homeless”, thotë Fevziu.
Simaku ishte larguar nga vendi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1991, e Fevziu thotë se takimin e fundit me të e ka pasur në vitin 1995.
View this post on Instagram
A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)
Ikona e këngës shqipe Parashqevi Simaku përfundon e pastrehë rrugëve të New Yorkut / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.