Heidi Baci është kthyer në Tiranë për të jetuar, ku edhe po ndërton jetën e re si prezantuese.
Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Top Albania Radio’, ku ka folur për shumë gjëra por edhe për eksperiencën në Big Brother VIP Albania 3.
“Shumë e bukur si eksperiencë. Çdo gjë që kam bërë në jetën time, do e ribëja. Kështu që. S’është aq e lehtë. Unë e kam thënë, kjo jam. Nuk dalë dot nga karakteri, nga vetja ime. Nuk kam asnjë peng. Kam qenë shumë tolerante. Kjo jam”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse e shihte veten si fituese, modelja thekson se ka qenë lojtare e fortë, por nuk ka pritur që të triumfojë.
“Nuk e kam menduar veten fituese. E mendoja veten lojtare shumë të fortë. E kam mbajtur bilancin. U bë e qartë edhe nga mesazhet që kam marrë. Nga fundi po. Nuk mbajta shumë qëndrim në disa momente. Nuk reagova shumë, nga fundi u lodha. Gati hoqa dorë nga loja”, shtoi mes tjerash Baci.
Heidi ka thënë tutje se nuk është në Shqipëri vetëm për emisionin, por edhe për shumë arsye të tjera.
E njëjta po shijon një lidhje dashurie prej Big Brother me prezantuesin e aktorin, Romeo Veshaj.
Heidi Baci: Nuk jam penduar për eksperiencën në Big Brother VIP / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.