Princi Harry dhe Meghan Markle mund të detyrohen të evakuohen nga rezidenca e tyre prej 14 milionë dollarësh në Montecito, Kaliforni, ndërsa zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë Los Anxhelosin.

Aktualisht, Princi Harry dhe Meghan Markle ndodhen në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, teksa zjarret po digjen në një distancë prej andej.

Siç raporton BBC,  Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë tronditur nga situata dhe po ndjekin me vëmendje zhvillimet, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ndërkaq një zëdhënës i Kalifornisë Jugore konfirmoi për Telegraph të mërkurën se prona e Dukës dhe Dukeshës së Sussex bie brenda një zone “me rrezik të lartë zjarri”.

Çifti ka banuar në shtëpinë 18,000 metra katrorë me dy fëmijët e tyre – Princin Archie, 5 vjeç dhe Princeshën Lilibet, 3 – që kur dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020 dhe u transferuan në Bregun Perëndimor.

Shtëpia përbëhet nga nëntë dhoma gjumi dhe 16 banjo, ndërsa prona e gjerë përmban një pishinë, fushë tenisi,  kopshte trëndafili, pemë ulliri shekullore, vilë për fëmijë dhe një bujtinë me dy dhoma gjumi./Reporteri.net/

 

Harry dhe Meghan ndodhen në zonën e rrezikut nga zjarret në Kaliforni, BBC: Çifti mbretëror janë të tronditur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version