Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë kontaktuar Princin dhe Princeshën e Uellsit pas njoftimit për diagnostikim me kancer, raporton BBC.
Kensington Palace nuk ka komentuar, por kontakti mësohet se është bërë privatisht.
Më herët Princi Harry dhe Meghan thanë se uronin “shëndet dhe shërim të plotë” për Kate.
Dhe ata i bënë thirrje asaj dhe familjes së saj që të shërohen “privatisht dhe në paqe”.
Kate Middelton tha të premten se lajmi kishte qenë një “tronditje e madhe”.
Në një video-mesazh të shkurtër, ajo tha se kishin qenë “dy muaj tepër të vështirë”, por ajo po ndihej “mirë” dhe “bëhej më e fortë çdo ditë”.
Detajet e kancerit nuk janë bërë të ditura. Pallati Kensington thotë se princesha ka besim se do të shërohet plotësisht.
Princesha e Uellsit diagnostikohet me kancer
Harry dhe Meghan kontaktojnë me princeshën Kate pas lajmit për përballjen me kancerin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.