Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikkatil u gjet i vdekur dje në lagjen Arbëria, në banesën ku jetonte.

Shkaku i vdekjes është ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Çka dihet është se në vendin e ngjarjes janë gjetur substanca narkotike dhe armë zjarri.

Gruaja e Unikkatil është rrëfyer mbi vdekjen e papritur të Mentorit.

“Ti gjithmonë më falënderoje që solla në jetë Rronin, nipin tënd, personin që e doje më shumë nga të gjithë, sepse kështu vazhdimi i mbiemrit tënd ishte i siguruar”, tha ajo mes tjerash në prononcim, shkruan Prive.

Gruaja e Unikkatilit për vdekjen e kunatit: Gjithmonë më falënderoje që solla në jetë Rronin, nipin tënd / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version