Për pak sa nuk ka shpërthyer dhuna në Big Brother VIP Albania, ku protagoniste të sherrit janë dy vajza, Sara dhe Françeska.
Një debat mes konkurrenteve që filloi për shkak të papastërtisë në shtëpi, sa nuk u kthye në dhunë.
Në momentin që Françeska doli nga banjo, ajo është shtyrë nga Sara, dhe ka agravuar situata ku ato i thanë fjalë të rënda njëra-tjetrës, shkruan Reporteri.net.
Për të qetësuar situatën mes vajzave janë afruar banorët, Bardhi, Meritoni e Ledjona.
Pas veprimit të këtyre dy banoreve ka ardhur një zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. /Reporteri.net/.
Gati të shpërthejë dhunë në Big Brother VIP Albania, Sara e shtynë me forcë Françeskën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.