Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme (e mërkurë) ka qenë në vizitë në Podujevë, ku ishte i pranishëm në përurimin e dy shkollave në këtë komunë.

Ai me këtë rast ishte brenda klasave teksa u mundua ta zgjidhte një ekuacion në matematikë, që doli të jetë i gabuar.

Kurti më pas u kërkoi falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës për atë që bëri, duke u shprehur se tani është i gëzuar që nuk ishte nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrte notë kaluese.

E për këtë pati reagime të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar nga reperi Getinjo.

“Bre thoja se çfarë ndodhi, pse vëlla kaq shumë na dënuan me tatim…këta nuk e paskan ditur matematikën”, ka shkruar Getoar Aliu (emri i vërtetë) në Facebook.

Kjo ishte një ironi nga ana e tij pasi muaj më parë u raportua se Mozzik u dënua me gjysmë milion euro nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Gabimi i Kurtit, reagon Getinjo: Thoja përse kaq shumë na dënuan me tatim, nuk e paskan ditur matematikën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version