I riu nga Kosova, Freskim Rama me emrin artistik “Kimi”, i cili ngjiti audicionet e American Idol, spektakli më i ndjekur në SHBA për zbulimin e talenteve të reja, mahniti jurinë me performimin e këngës “Heal” të Tom Odell, teksa mallëngjeu zemrat e shumë shqiptarëve me performimin mes lotësh të këngës “Oj Kosovë, oj nana ime” të Shkurte Fejzës.

Pas performancës në American Idol, Freskimi u bashkua virtualisht me Shkurte Fejzën për të kënduar “Oj Kosovë oj Nëna ime”.

Në një  “live” në Instagram  të dy ia thanë këngës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Kim” ishte zhvendosur gjashtë vjet më parë në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij në American Idol, dhe në klipin prezantues nuk e la pa përmendur edhe Kosovën, si dhe periudhën e 99-tës.

Kosovari  mori komente të shumta pozitive, teksa superylli i muzikës Katy Perry realizoi edhe një telefonatë me nënën tij.

Ai tha se po e bën këtë për nënën e tij, megjjithëse edhe ajo kishte qenë një këngëtare e shkëlqyer por nuk kishte mundur ta realizojë ëndrrën e saj.

Me lot në sy, kosovari paraqitet duke kënduar “Oj Kosovë, oj nana ime” në American Idol

Freskimi, i riu që i këndoi Kosovës në American Idol, ia thotë këngës me Shkurte Fejzën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version