Naomi Campbell ka shpërthyer në lot teksa pranonte medaljen franceze. Ish- supermodelja është vënë në qendër të kritikave pas skandalit me shoqatën e saj të bamirësisë të ndërtuar që në 2005-ën “Fashion For Relief”.
Paratë e shoqatës u zbulua se kanë shkuar për hotele për 5 yje, spa dhe cigare.
“Ne nuk kishim kontroll mbi organizatën. Unë ia besova të gjithë veprimtarinë një avokati”, tha Naomi Campbell në të parën deklaratë që prej shpërthimit të skandalit.
Hetimi i komisionit për bamirësinë e Campbell zbuloi se nga 4.8 milion paund të mbledhura për Fashion For Relief ndërmjet viteve 2016 dhe 2022, vetëm 389,000 paund u dhanë realisht për bamirësi. Po të tjerat?
Naomi kishte qëndruar në hotele me pesë yje, kishte marrë trajtime luksi me paratë e organizatës, që siça jo thotë, pa qenë në dijeni se nga vinin paratë.
Pas rezultateve të hetimit, komisioni që mbikëqyr organizatat bamirëse në Angli dhe Uells e ndaloi Campbell për pesë vjet të drejtojë një organizatë bamirësie.
Fondet e shoqatës i përdori për hotele me 5 yje dhe ‘spa’, Naomi Campbell flet mes lotësh pas skandalit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.